Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka njoftuar se është hapur thirrja për operatorët ekonomik për projektin e Sheshit Xhorxh Bush.
“Kështu do të duket Sheshi Xhorxh Bush. Thirrja për operatorët ekonomik tanimë është hapur”, shkroi Rama në Facebook.
Rama është shprehur se qytetari i Prishtinës, është prioritet për ta.
“Projekti i reviduar përfshin edhe transformimin e Sheshit Zahir Pajaziti dhe të hapësirave përreth. Vizioni ynë për Prishtinën me qytetarin prioritet po vazhdon”.