Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, përmes projektit të tij për “Prishtinën e Vjetër”, parasheh transformimin e saj në zonë për këmbësorë.
Rama përmes rrjeteve sociale, ka publikuar projektin e tij për “Prishtinën e Vjetër”, duke i kushtuar rëndësi të veçantë elementeve tradicionale për këtë zonë. “Të gjitha rrugët do të trajtohen me elemente tradicionale si kalldrëmi, guri dhe zonat e gjelbëra. Në këtë pjesë do t’i jepet prioritet zhvillimit të artizanateve.” ka thënë Rama.
Ndër të tjera, Rama ka folur edhe për rëndësinë e mbrojtjes së traditës, të cilën e ka “Prishtina e Vjetër” në trashëgiminë kulturore.
“Çdo qytet me traditë në botë e mbron trashëgiminë e vet kulturore si dhe e vendos në shërbim të banorëve, studiuesve e vizitorëve, me qëllim të promovimit të vlerave dhe traditave të vendit”, ka thënë Rama.