Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prishtinës, gjatë debatit të mbrëmshëm, në Rubikon me Adriatik Kelmendin, në Klan Kosova, ka thënë se Prishtinën do ta bëjmë me karakter unik dhe do ta vendosim në hartat e botës.
Gjatë debatit, Përparim Rama, tha se fushata ishte fantastike.
“Ishte kënaqësi me i taku qytetarët në çdo cep Prishtinës, si në pjesën urbane ashtu edhe në atë rurale, dhe kam arritur me i dëgjuar problemet e qytetit, me u mëshiruar me të dhe me e zhvillu një platformë që i përshtatet zgjidhjeve konkrete të problemeve të Prishtinës.
Ai, më tej, tha se tri pikat e programit të tij janë shumë të rëndësishme.
“Prishtina Praktike, është sepse kemi probleme konkrete-praktike të qytetarëve, ndaj ne i kemi shtjelluar dhe po merremi me to.
“Prishtina e Pastër, pasi që kemi probleme rreth pastërtisë dhe gjelbërimit të cilat ndikojnë në standardin e jetës.
Prishtina e Përjetimeve, e cila ndërlidhet me mundësinë që Prishtina të krijohet me karakter unik në botë, ku do të kemi festivale të ndryshme, sporte e rekreacione të ndryshme, pra ta qesim Prishtinën në harta botërore për përjetime për turistë dhe qytetarë të Prishtinës”, ka thënë Rama.