×
  • Lajme
  • Lajme

    Përparim Rama: Problemi i trafikut në Prishtinë po zgjidhet, 140 mijë vetura në ditë futen në kryeqytet…

    Insajderi
    07 June 2024 - 11:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i kryeqytetit Përparim Rama, ka bërë të ditur zgjidhjen përfundimtare për problemin e trafikut në kryeqytetet.

    Rama tha se përmes 18 kamerave të vendosura në rrugët e kryeqytetit, 140 mijë vetura hyjnë brenda ditës në Prishtinë.

    I pari i kryeqytetit publikojë disa tabela që sipas tij, po bëhet zgjidhja e trafikut.

    Postimi i plotë:

    Zgjidhja përfundimtare për problemin e trafikut në kryeqytet

    Trafiku i mbingarkuar ka qenë për një kohë të gjatë problematikë me të cilën është përballur kryeqyteti. Një telash i madh, të cilin nuk mund ta linim pa i dhënë zgjidhje. Fillimisht na duhej të dinim sa makina hyjnë e dalin dhe sa qarkullojnë rrugëve të Prishtinës.

    Kemi vendosur 18 kamera në rrugët dhe udhëkryqet kryesore të qytetit. Dhe për dy javë rresht e kemi kemi matur trafikun, përgjatë 24- orëve. Tani e dimë që 140 mijë makina hyjnë brenda ditës në qytet. Prej tyre, 13 mijë vetëm gjatë orës kulmore, nga të cilat 9 mijë qarkullojnë vetëm në unazën e brendshme.

    Për pasojë, pritjet mesatare në semaforë kanë dalë të jenë 298 sekonda për automjet. Pra, mijëra euro humbje ditore në karburant. Dhe dhjetëra e qindra mijëra të tjera në orë pune.

    Krejt këto i takojnë të shkuarës.

    Zgjidhja e problemit të trafikut nga SHAK-u dhe Kryeqyteti bën të mundur që pritja në semafor të zvogëlohet për 95%, shpenzimet e karburantit për 80% dhe që shpejtësia mesatare e lëvizjes të rritet nga 12 km/h sa ishte, në 37 km/h.

    Pra, një qark i plotë në unazën e brendshme të qytetit, e cila paraprakisht zgjaste 55 minuta, tani kryhet për 12 minuta.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark