Përparim Rama s'arrin ta "kontrabandojë" Planin Zhvillimor Komunal në kuvend, ia dështojnë seancën opozita - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përparim Rama s’arrin ta “kontrabandojë” Planin Zhvillimor Komunal në kuvend, ia dështojnë seancën opozita

    Insajderi
    24 April 2025 - 10:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka dështuar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës, në të cilën ishte paraparë të diskutohej propozim-vendimi për lënien në shqyrtim publik të projekt-dokumentit të Planit Zhvillimor Komunal 2025-2033.

    Në seancën e cila ishte thirrur të enjten, nuk morën pjesë asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

    “Do të thotë, mbledhja është thirrur për të marrë vendim për diskutim publik të Planit Zhvillimor Komunal 2025-2033. Nuk ka të bëjë me miratimin e planit, por vetëm me hapjen për diskutim publik. Sipas Shërbimit të Kuvendit, nuk kemi pasur kuorum për ta mbajtur mbledhjen, për shkak të mungesës së asamblistëve të VV-së dhe të PDK-së”, deklaroi kryesuesi i Kuvendit, Ajet Brajshori.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark