×
  • Lajme
  • Lajme

    Përparim Rama “skuqet” për premtimet “hajgare”- e zhduk liqenin te stadiumi?

    Insajderi
    16 June 2024 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liqeni i premtuar nga kryetari i kryeqendrës së vendit, Përparim Rama, gjatë fushatës së tij elektorale në 2021-ën, prishtinasve nuk iu erdhi as pas tre vjetësh. Liqeni tek stadiumi “Fadil Vokrri”, e ky i fundit, në Bërnicë, ishte ide që u prit me shaka atë kohë, por duket se vazhdon edhe kësaj dite nga partitë opozitare që e shohin si të tillë.

    Sipas partisë më të madhe opozitare në kryeqytet, Vetëvendosje, Përparim Rama, i kishte goxha të shumta në numër premtimet për programin qeverisës të Prishtinës, sic i quajnë ata “premtime megalomane”, e i tillë është edhe ai për liqenin artificial të kryeqytetit.

    Nga Vetëvendosje gjithashtu thonë se, i pari i Prishtinës, plan-programin e tij në faqen online, që duhej të ishte publik e bëri privat.

    Sipas INPO-s, organizata që monitoron komunën, thanë se premtimi për liqenin nga shefi i kryeqytetit nuk ishte i matur dhe se sipas tyre, këto premtime synojnë votat nga qytetarët. Se Rama dha fjalë goxha të mëdha gjatë fushatës zgjedhore, por ndryshe po punon gjatë mandatit të tij, deklaruan nga PDK-ja, në Prishtinë, që sipas tyre qytetarët nuk janë primarë. E këta të fundit e thonë edhe vetë se janë të paknaqur me punën e ekzekutivit të Prishtinës, ndërsa janë të mendimit se vecse liqen, kryeqyteti i vendit duhet të ketë edhe lumin, si pothuajse shumë qytete në Kosovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark