Kreu i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka thënë se parkingjet në kryeqytet janë duke funksionuar. Rama ka thënë se të enjten me shumicë votash është miratuar rregullorja për Menaxhimin e Parkingjeve Publike.
Sipas kësaj rregullore është eliminuar pagesa për banorët rezident në adresën e tyre dhe është votuar propozimi për ulje të pagesës për parking për automjetin e dytë.
Gjithashtu është bërë zgjatja e orarit të punës deri më 23:00, në mënyrë që të sigurohet se zonat rezidenciale shfrytëzohen nga banorët rezident.
Përveç këtyre, Rama ka thënë se sipas rregullores është bërë kufizim i parkimit të vizitorëve në hapësirat rezidenciale me qëllim që banorët të kenë përparësi.