“Përparim Ramës sytë veç pare po i qesin, krejt për biznes…” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Përparim Ramës sytë veç pare po i qesin, krejt për biznes…”

    Insajderi
    20 September 2025 - 18:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Valon Syla ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, duke e akuzuar se i ka kthyer prioritetet urbane në projekte të pastra biznesi, ku interesi publik ka humbur rrugës.

    Në një status në Facebook, Syla e përshkruan Ramën si njeri që nuk e sheh më qytetin si hapësirë për qytetarët, por si hartë mundësish financiare për qarqe të caktuara.

    “Përparim Arkitekti në anën tjetër ja ka vanu synin do zonave… edhe sytë veç pare pi qesin… krejt për biznes e kishit pasë”, shkruan Syla, duke aluduar në favorizime potenciale të zonave urbane që mund të kenë interes të lartë tregtar apo investiv.

    Tutje Syla tha se pushteti lokal, është shndërruar në një biznes familjar me ndikim të drejtpërdrejtë politik dhe financiar.

    “Ani boni pare, veç çelni firmat e punoni najsen se boll jeni llaskucavë në politikë. Ju kemi pa boll. Po shihen krejt. Me nipa, me dajë e me gra krejt kandidatë jeni… edhe politikën e keni bo biznes familjar”, shkroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark