“Përpjekja më e madhe për të thyer rrethimin izraelit” – aktivistë nga 44 vende do të nisen drejt Palestinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Përpjekja më e madhe për të thyer rrethimin izraelit” – aktivistë nga 44 vende do të nisen drejt Palestinës

    Insajderi
    10 August 2025 - 23:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktivistë nga 44 vende u mblodhën së fundmi në Tunizi për t’u përgatitur për një udhëtim të koordinuar detar që synon thyerjen e bllokadës së Gazës nga Izraeli.

    Bëhet e ditur se ata vijnë nga Evropa, Afrika, Azia, Amerika Latine dhe bota arabe.

    Midis tyre do të jetë edhe aktivistja suedeze Greta Thunberg, e cila vizitoi së fundmi Bosnjën dhe Hercegovinën.

    “Më 31 gusht, po nisim përpjekjen më të madhe ndonjëherë për të thyer rrethimin e paligjshëm izraelit të Gazës me dhjetëra anije që lundrojnë nga Spanja. Do të takohemi me dhjetëra të tjera më 4 shtator që lundrojnë nga Tunizia dhe porte të tjera. Gjithashtu po mobilizojmë më shumë se 44 vende për demonstrata dhe veprime të njëkohshme për t’i dhënë fund bashkëfajësisë në solidaritet me popullin palestinez! Bashkohuni me këtë iniciativë në këtë moment vendimtar”, tha ajo nëpërmjet profilit të saj në Instagram.

    Misioni i udhëhequr nga civilët do të transportojë pako ushqimore, formulë për foshnje, furnizime mjekësore dhe mallra të tjera thelbësore.

    Organizatorët thonë se aksioni është plotësisht paqësor dhe jo i dhunshëm, dhe më shumë se 6,000 aktivistë nga 44 vende janë regjistruar tashmë në internet për të marrë pjesë në këtë ngjarje.

    Anijet e para do të nisen nga portet spanjolle më 31 gusht, të ndjekura nga një nisje e dytë nga portet tuniziane më 4 shtator.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark