
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ndonëse s’foli në prezencë të mediave, bëri një reagim pas vendosjes së gurthemelit të dy urave të reja mbi lumin Ibër të martën.
Bahtiri synoi të merrte meritat, duke thënë se ky ishte synim i kamotshëm i tij, shkruan Insajderi.
“Sot, në Mitrovicë vendosëm gurthemelin e dy urave të reja mbi lumin Ibër, të cilat lidhin Veriun me Jugun e këtij qyteti.
Ky projekt i vlefshëm ka qenë pikësynimi dhe përpjekja ime e kahmotshme! Ndjehem krenar dhe i lumtur që sot së bashku me kryeministrin Kurti, e arritëm bashkë këtë qëllim“, shkroi Bahtiri.
Ndërtimi i këtyre urave po realizohet në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunave të Mitrovicës së jugut dhe veriut. /Insajderi.org/