Përpjekje për deeskalim dhe dialog, Kurtin e telefonon Shtëpia e Bardhë, Vuçiqin Sekretari Blinken – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përpjekje për deeskalim dhe dialog, Kurtin e telefonon Shtëpia e Bardhë, Vuçiqin Sekretari Blinken

    Insajderi
    29 September 2023 - 22:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, ka shprehur shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, dislokimin e madh të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën. Ai ka thënë se SHBA ka kontaktuar me Kosovën dhe Serbinë për të folur për këto ngjarje.

    Sipas Kirbyt, sot gjatë ditës Kryeministrin Albin Kurti e kanë telefonuar nga Shtëpia e Bardhë, Këshilltari për Siguri Kombëtare Jake Sullivan, ndërsa Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiqit Sekretari Amerikan i Shtetit.

    “Më herët sot, Sekretari Blinken i telefonoi presidentit serb Vuçiq për të përcjellë shqetësimin tonë për këto incidente dhe për të nënvizuar nevojën për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe një kthim në dialog. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, pak kohë më parë foli me kryeministrin e Kosovës Kurti për të diskutuar mbi këto ngjarje dhe rëndësinë e dialogut” ka thënë Kirby.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark