Përplasen dy avionë me 93 persona në bord në aeroportin e New York - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Përplasen dy avionë me 93 persona në bord në aeroportin e New York

    Insajderi
    02 October 2025 - 22:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një incident ajror ndodhi të mërkurën në mbrëmje në aeroportin LaGuardia të Nju Jorkut, ku dy avionë të linjës Delta Air Lines u përplasën gjatë lëvizjes në pistë.

    Sipas pamjeve të siguruara nga CBS News, një video nga brenda fluturimit 5047 tregon dëmtime në krahun e njërit prej avionëve.

    Në një regjistrim audio nga kabina e pilotit, dëgjohet një zë që njofton pasagjerët: “Duket se një avion tjetër është përplasur me ne.”

    Sipas deklaratës zyrtare të kompanisë, bëhet fjalë për një “përplasje me shpejtësi të ulët” mes fluturimit Endeavor Air 5047, që sapo kishte mbërritur nga Charlotte, Karolina e Veriut, dhe fluturimit Endeavor 5155, i cili ishte gati të nisej për në Roanoke, Virginia.

    Të dy avionët operoheshin nga Endeavor Air, një kompani partnere e Delta Air Lines.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark