Përplasen dy avionë në ajër, njëri përfundon në det, tjetri ulet në pistë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Përplasen dy avionë në ajër, njëri përfundon në det, tjetri ulet në pistë

    Insajderi
    19 November 2023 - 16:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident ajror u regjistrua këtë të diel në Australi, ku dy avionë të vegjël u prekën teksa fluturonin pranë njëri-tjetrit në gjirin e portit Victoria.

    Kamerat kanë filmuar momentin kur dy avionët prekin krahët në ajër, teksa njëri prej tyre humbi kontrollin dhe përfundoi në det, teksa tjetri u ul me sukses në pistë.

    Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur menjëherë operacioni për gjetjen e dy personave që udhëtonin në aeroplanin e vogël, në një zonë detare ku janë gjetur mbetje të tij.

    Ndërkohë që ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. /A2CNN


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark