Përplasen dy trena në Gjermani, një i vdekur e dhjetëra të lënduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Përplasen dy trena në Gjermani, një i vdekur e dhjetëra të lënduar

    Insajderi
    14 February 2022 - 19:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy trena lokalë janë përplasur në një incident të rëndë në qytetin e Mynihut në Gjermani. Të paktën një person është vrarë dhe 40 të tjerë janë plagosur.

    Sipas policisë përplasja ndodhi pranë stacionit Ebenhausen-Schäftlarn.

    Disa nga të plagosurit kanë pësuar lëndime të rënda, raportojnë mediat gjermane, derisa një drejtues treni dyshohet se është bllokuar në vendngjarje.

    Duke konfirmuar incidentin, policia në Mynih tha se shërbimet e urgjencës janë në vendin e ngjarjes derisa rruga është mbyllur plotësisht.

    video


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark