Përplasen keq G Bani me Gjestin: Abuzon femrat, e ke sjellë këtu Djellzën, Xhenetën, i ke bërë keq Rizartës e Eglit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Përplasen keq G Bani me Gjestin: Abuzon femrat, e ke sjellë këtu Djellzën, Xhenetën, i ke bërë keq Rizartës e Eglit

    Insajderi
    01 March 2025 - 18:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një debat i tensionuar ka shpërthyer mes G Banit dhe Gjestit në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

    Shkak për përplasjen u bë një diskutim mbi rikthimin në lojë, por debati eskaloi shpejt në akuza personale dhe fyerje të rënda.

    Gjithçka nisi kur G Bani iu drejtua Gjestit me fjalët: “S’ma ka ndie nëse do të më kishe zgjedhur apo jo. Ti je llum, ti je zhul, ti s’ke lidhje me VIP, ti je kloun. Ky është Big Brother VIP, ti s’je VIP, ti je maskara. Ti s’ke asnjë vepër origjinale, ti je një maskara”.

    Situata u tensionua më tej kur G Bani akuzoi Gjestin për trajtimin e vajzave brenda shtëpisë: “Moralist! Sa goca i ke sjellë në shtëpi? Ke përmendur Djellzën, Xhenetën. Rizartës i ke bërë keq, Eglit i ke bërë keq. Ti dhe raca jote”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark