×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Përplasen në ajër dy avionë ushtarakë francezë, dy të vdekur

    Insajderi
    15 August 2024 - 12:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy avionë ushtarakë francezë u përplasën në ajër në lindje të vendit të mërkurën, duke u marrë jetën dy ushtarakëve. Një pilot i mbijetoi aksidentit, thanë zyrtarët francezë.

    Në një shkrim në rrjetin X, Presidenti francez Emmanuel Macron i identifikoi viktimat në aksidentin e avionit të tipit Rafale AM.PA si kapiten Sebastien Mabire dhe toger Matthis Laurens.

    Media franceze njoftoi se njëri prej ushtarakëve ishte pilot dhe tjetri po trajnohej. Ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, tha në rrjetin X se piloti tjetër mbijetoi. Avionët ishin pjesë e bazës ushtarake Saint-Dizier në Francën verilindore./VOA

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark