Një 39-vjeçare shqiptare ka gjetur vdekjen në Korfuz pas një aksidenti rrugor.
Ajo ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:00 në rrugën periferike të Perivolit në jug të Korfuzit.
Mjeti ka pësuar dëmtime të mëdha ndërsa në vendngjarje mbërriti një autoambulancë e EKAB-it, ku ekipet e shpëtimit konfirmuan vdekjen e 39-vjeçares.
Shërbimi Zjarrfikës ka kryer operacionin për nxjerrjen e trupit të gruas, shkruan Albeu, përcjell Insajderi.