Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi përgjatë së mërkurës, të lidhur me konfliktin e “Capave” me Sekiraqët.
Siç thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar për kryerjen e veprës penale “manipulim me prova”, shkruan Insajderi.
“Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë 01.09.2024, 22:04. Lidhur me rastin e lartcekur të datës së lartcekur, me datën 11.09.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka kryer veprën penale manipulim me prova. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK’së.
Në përplasjen mes dy grupeve në kryeqytet, mbetën të plagosur pesë persona dhe një nga ta mbeti i vrarë. /Insajderi.org/