Mjeku kujdestar në Klinikën e Kardiokirurgjisë ka dhënë informacione mbi gjendjen shëndetësore prej njërit nga pesë të plagosurit mbrëmë në Prishtinë, shkruan Insajderi.
Shala ka konfirmuar se njëri nga pacientët është plagosur nga arma e zjarrit në kafaz të kraharorit dhe në parakrah, por që gjendjen e ka stabile.
Sipas tij pacienti nuk ka nevojë për intervenime kardiokirurgjike dhe se mjafton një përcjellje e vazhdueshme e tij.
“Mbrëmë janë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe është parë që ai ka nevojë për përcjellje, të paktën për 24 orë në klinikën tonë. Momentalisht është në gjendje stabile, ka një plagë më armë zjarri në kafaz të kraharorit dhe në parakrah, por nuk ka pasur ndonjë indikacion për intervenim kardiokirurgjik. Mjafton një përcjellje e vazhdueshme tij”, ka thënë Shala për EO.
Një përplasje e armatosur mes dy grupeve ka ndodhur mbrëmë në kryeqytet. Rreth orës 22:04 në rrugën Gazmend Zajmi, dy familje të Prishtinës, Sekiraqa dhe Gashi – Capat, i qëruan hesapet mes tyre.
Si pasojë, një person mbeti i vdekur dhe pesë të tjerë u plagosën