Përplasja e tyre nuk filloi dje. Ata edhe në vitin 2022 kishin një përplasje të tillë.
Në dhjetor të vitit 2022 ministri i bujqësisë, Faton Peci, gjersa po shijonte kafen dhe bisedën me një mik në njërën nga lokalet e vendit, diçka e pahijshme ndodhi. Në videon që ishte publikuar në atë kohë shihet se një vajzë e vogël e komunitetit RAE, po qëndronte tek tavolina e ministrit Peci dhe shokit të tij. Në pamje shihet se, asnjëri nga ta nuk po i kushtonte vëmendje vajzës.
Por, një veprim i ulët erdhi nga kamarieri i kafenesë. Ai kapi vajzën me dhunë në krah dhe e largoi nga kafeneja.
E ky veprim nuk i bëri përshtypje fare ministrit.
Për këtë çështje pati reaguar edhe kryetari i AKR’së Behgjet Pacolli.
“Bravo Ministër Peci… duhet pasur ndjenjat e MINISTRIT për të mos reaguar përballë një situate ku një vajza e vogël që kërkonte lemoshë u hodh me dhunë nga lokali. Mjerë na!”, pati shkruar Pacolli.
Ndonëse u distancua nga ky rast, u kuptua qart se Pecit i kishte djegur postimi i Pacollit. Ministri e quajti Pacollin “politikan të Kremlinit”.
Rikthimi për ti gjuajtur disa njëri tjetrit u bë edhe gjatë vikendit.
Gjërsa ministri Peci po kritikohej për grantet që i ka ndarë për njerëz të afërt të tij, Pacolli e këshilloi atë.
Kryetari i AKR’së, ia ka dhënë një këshillë të vlefshme ministrit të Bujqësisë mbi reagimin me nervozizëm ndaj lajmit për dhënien e grantit prej 100 mijë eurove vëllait të deputetes Fitore Pacolli.
Pacolli me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ e ka këshiluar ministrin Peci që të mos reagojë emocionalisht, nëse akuzat s’janë të vërteta.
Ai ka thënë se duhej të vepronte njësoj sikurse Pacolli kur ministri Peci e quante “agjent të Putinit dhe Vuçiqit”.
Pas kësaj kshille të Pacollit edhe një reagim ende më i rëndë i Pecit për të. Ai tha se e ka parë emrin e tij në dosjen e vrasjës së njërit prej heronjve më të shquar të historisë së Kosovës.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim: