Përplasja me trajnerin, Zurichu merr vendim për lojtarin shqiptar – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Përplasja me trajnerin, Zurichu merr vendim për lojtarin shqiptar

    Insajderi
    02 September 2024 - 22:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi kosovar Labinot Bajrami është huazuar deri në fund të edicionit aktual nga Zuerichu te skuadra e Ëinterthurit pas përplasjes që pati me trajnerin Ricardo Moniz.

    Trajnerit holandez i kishte dalë punë edhe me babin e talentit të Zuerichut. 

    Labinot Bajrami ishte inkuadruar në një lojë për Kupë disa javë më parë, ndërsa ishte zëvendësuar menjëherë pas 19 minutave.

    Ai e kishte fyer trajnerin Moniz pas instruksioneve që i kishte marrë, e të cilat nuk i kishin pëlqyer.

    Pas zëvendësimit, babai i Labinotit kishte reaguar duke e hedhur çadrën nga tribunat, në drejtim të trajnerit holandez.

    Zuerichu kishte marrë masa. Sulmuesin 19-vjeçar e dërgoi të luante me skuadrën U21 të Zuerichut, ndërsa babin e tij e kishte dënuar për disa vjet, dhe nuk do të ketë të drejtë të hyjë në stadiume në gjithë Zvicrën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark