×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasja Sekiraqët-Capat, caktohet masa e paraburgimit për pesë të dyshuarit

    Insajderi
    03 September 2024 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për pesë të dyshuarit të përfshirë në gjuajtjen me armë në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ në Aktash të Prishtinës, ku mbet një i vrarë dhe disa të plagosur.

    Gazeta Insajderi mëson se gjykata të martën ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për Korab Gashin, Valdrin Ademin, Robert Llumnicën, Salih Sekiraqën dhe Fatos Abazin.

    Gashi dhe Ademi dyshohen për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”. Ndërkaq të pandehurit Llumnica, Sekiraqa dhe Abazi dyshohen për veprën penale “vrasje e rëndë”.

    Nga ngjarja tragjike e së dielës mbeti pa shenja jete Premtim Gashi, pjesë e familjes së “Capave”.

    Pesë të dyshuarit u arrestuan në vendngjarje, teksa policia ka bërë të ditur se është në kërkim edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë rast. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark