Përplasje e rëndë në Angli: 4 shqiptarë qëllojnë për vdekje 30-vjeçarin, plagosin 6 të tjerë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Përplasje e rëndë në Angli: 4 shqiptarë qëllojnë për vdekje 30-vjeçarin, plagosin 6 të tjerë

    Insajderi
    31 May 2022 - 19:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër shqiptarë janë arrestuar pasi një person vdiq dhe 6 të tjerë u plagosën pas një sherri masiv që ndodhi në në Bristol të Angli.

    Mediat britanike bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 24 maj në zonën e Brislington., ndërsa në pranga mësohet se kanë rënë shqiptarët e identifikuar si Sadik Lleshi, 34 vjeç, Brikel Palaj, 32 vjeç, Kastriot Mhillaj, 34 vjeç dhe Rinush Behari, 32 vjeç.

    Bëhet e ditur se viktima rreth 30-vjeç, u plagos me thikë ndërsa vdiq teksa po shkonte në spital për t’u mjekuar.

    Katër të pandehurit u lanë në paraburgim dhe më pas do të paraqiten në Gjykatën e Kurorës së Bristol më 27 qershor.

    Në kuadër të hetimit, të udhëhequr nga ekipi i hetimit të krimeve të mëdha të policisë së Avon dhe Somerset, dy burra të tjerë, të moshës 18 dhe 34 vjeç, u arrestuan me dyshimin se kishin ndihmuar në fshehjen e ngjarjes.

    Një person tjetër i arrestuar në lidhje me këtë hetim ndodhet në spital për trajtim.

    Po ashtu zyrtarët kanë sekuestruar gjithsej gjashtë automjete për ekspertizë mjeko-ligjore. /oranews


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    20 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark