
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes një motoçiklete dhe një biçiklete që ndodhi mbrëmjen e sotme në Pejë.
Lajmin për media e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.
“Sot rreth orës 21:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në rrugën ‘Bekim Berisha – Abeja’ në Pejë”, ka deklaruar Rugova.
Në këtë aksident ishin të përfshira një motoçikletë dhe një biçikletë. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar menjëherë në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.
Policia është duke hetuar shkaqet e aksidentit.