Ka pasur një shkëmbim zjarri mes ultrasve të Interit në “Cernusco sul Naviglio”, në periferi të Milanos dhe bilanci është një i vdekur dhe një i plagosur.
Sipas asaj që raporton “La Stampa”, 36-vjeçari Antonio Bellocco, një kriminel i dënuar dhe i lidhur me klanin Rosarno, u godit me thikë për vdekje pasi hapi zjarr ndaj Andrea Beretta, lideri historik i tifozëve zikaltër.
Gjithçka ndodhi pranë palestrës Testudo, një vend takimi shumë i njohur për mbështetësit e “Curva Nord”.
Sipas një rindërtimi fillestar të fakteve, Bellocco qëlloi Berettën, duke e plagosur në këmbë. Të shtënave me armë zjarri, 49-vjeçari i është përgjigjur më pas me një goditje vdekjeprurëse me thikë në fyt.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë mjetet e emergjencës dhe policia. I arrestuar me dyshimin për vrasje, Beretta u dërgua në burgun “San Raffaele” në Milano dhe u ruajt në spital.
Për Bellocco nuk mund të bëhej asgjë, pasi humbi jetën në vendngjarje.