
Një përplasje ndërmjet deputetes së PDK-së, Eliza Hoxha dhe atij të VV-së, Ardian Gola ka ndodhur para pak minutash në një mbledhje komisioni në kuvend.
Një përplasje ka ndodhur ndërmjet anëtarëve të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, teksa në rend dite ishte shqyrtimi i Projektligjit pёr Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe Projektligjin pёr Arkivat Shtetërore.
Kryetari i Komisionit, Ardian Gola ka thënë se janë dy projektligje për agjencinë e akreditimit dhe për arkivat.
Në këtë komision ka pasur përplasje ndërmjet deputetes së PDK-së, Eliza Hoxha dhe atij të VV-së, Ardian Gola.
Ky i fundit, nuk ia dha fjalën deputetes Hoxha.