Përplasje në Komisionin parlamentar për rastin e Astrit Deharit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasje në Komisionin parlamentar për rastin e Astrit Deharit

    Insajderi
    21 November 2016 - 11:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, Albulena Haxhiu, e cila është nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se aktivisti Astrit Dehari është arrestuar dhe ka vdekur politikisht.

    “Astriti ka vdekur në institucionet e sigurisë, është arrestuar politikisht para protestës së 1 shtatorit, ka vdekur politikisht”, ka thënë Haxhiu në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion ku pritej të raportonte kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha, për ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

    Por mbledhja nuk ka kaluar pa përplasje. Anëtari i këtij Komisioni nga LDK-ja, Armend Zemaj, ka kërkuar që rasti të mos politizohet.

    “Nëse është qëllimi politik atëherë mund të thërrasësh konferencë. Jemi 11 anëtarë të tjerë që më së paku ty të japim përgjegjësi”, i është përgjigjur Zemaj deputetes Haxhiu.

    “Ministria e Drejtësisë është në menaxhim të burgjeve dhe deshta të ua përkujtoj se një javë para se të ndodhë rasti e kemi pasur në raportim ministren e Drejtësisë. Ju nuk e keni bërë asnjë pyetje për menaxhimin e situatës në burgje”, ka vazhduar Zemaj.

    “Edhe kjo thirrje e sotme nga ana juaj është politike, jo për ta zbardh por për ta politizuar. Më vjen keq që keqpërdorni diçka të tilla. Interferimi në raste të veçanta është interferim në drejtësi”, ka përfunduar Zemaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark