Përplasje në Mal të Zi: Zëvendëskryeministri Gjeloshaj akuzohet për kërcënime ndaj presidentit Millatoviq - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasje në Mal të Zi: Zëvendëskryeministri Gjeloshaj akuzohet për kërcënime ndaj presidentit Millatoviq

    Insajderi
    02 August 2025 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra e presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka akuzuar zëvendëskryeministrin Nik Gjeloshaj për dërgimin e kërcënimeve dhe mesazheve të papërshtatshme, pasi presidenti e ktheu për rishqyrtim Ligjin për tatimin mbi pasurinë e paluajtshme.

    Kabineti i Millatoviqit ka kërkuar shkarkimin e Gjeloshajt dhe e ka njoftuar Policinë.

    Sipas presidencës, kërcënimet lidhen me kontestet gjyqësore mes Komunës së Tuzit (drejtuar më parë nga Gjeloshaj) dhe kompanisë “Plantacionet e 13 Korrikut”, për taksa të paligjshme ndaj tokës bujqësore. Kompania ka fituar disa procese gjyqësore dhe ka ngritur kallëzim penal ndaj Gjeloshajt në Prokurorinë Speciale.

    Gjeloshaj e ka mohuar akuzën dhe ka pretenduar se Millatoviq po përdor çështjen për të shmangur vëmendjen nga refuzimi i tij për të nënshkruar ligjin, duke e akuzuar presidentin për lidhje personale me ish-drejtues të kompanisë në fjalë.

    Millatoviq, përmes rrjeteve sociale, ka deklaruar se nuk do t’i nënshtrohet presionit, ndërsa Gjeloshaj ka reaguar me tone të ashpra duke shkruar: “Do ta marrësh përgjigjen që meriton”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark