
Një dramë jashtë fushës po trondit prapaskenat e Barcelonës.
Marrëdhënia mes Gavit dhe Fermin Lopez, dy mesfushorë të rinj që u rritën së bashku në akademinë blaugrana, thuhet se është përkeqësuar ndjeshëm për shkak të një sherri mes të dashurave të tyre.
Sipas Corriere dello Sport, e dashura e Gavit, Ana Pelayo, dhe partnerja e Ferminit, Berta Gallardo, të dyja influencuese nga Sevilla, kanë shkëmbyer ofendime në rrjetet sociale, duke ndezur një përçarje që ka ndikuar edhe tek lojtarët, shkruan DailyMail.
Tensioni u përshkallëzua kur Fermin postoi një mesazh të fshehtë në Instagram, që më pas e fshiu: “Njerëzit e këqij nuk fitojnë kurrë. As ata që e kthejnë kokën nga ana tjetër, as ata që e bëjnë tradhtinë një stil jetese dhe frikacakërinë një moto. Ata humbasin çdo ditë, sepse grimi me të cilin mbulohen çdo mëngjes herët a vonë zhduket, dhe ata përfundojnë duke i treguar botës se kush janë në të vërtetë”.
Ky mesazh u interpretua si i drejtuar ndaj Gavit dhe Anës, veçanërisht pasi Fermin nuk i uroi ditëlindjen Gavit më 5 gusht.
Mediat raportojnë se Zahara, një shoqe e Bertës, kishte interes për Gavi shumë kohë përpara lidhjes së tij me Ana Pelayo.
Pas shpalljes së lidhjes, Zahara dyshohet se postoi video tallëse në TikTok për Anën. Gavi dhe Ana nuk reaguan, gjë që u interpretua si shpërfillje.
Ndërkohë, Berta dhe Fermin patën një ndarje të shkurtë, pasi nuk ndiqeshin më në Instagram pas pushimeve në Republikën Dominikane, por u ribashkuan pak ditë më vonë.
Asnjëri nga futbollistët nuk e ka komentuar publikisht situatën.