Dy trena që bartnin udhëtarë janë përplasur në rajonin e Bavarisë në Gjermani sot në mëngjes, ku për pasojë kanë mbetur disa persona të vdekur kurse është rapotuar për 150 të tjerë të lënduar.
Aksidenti ka ndodhur në Bad Aibling, një qytet 60 kilometra në Juglindje të Mynihut.
Njëri prej trenave doli nga shinat në këtë aksident dhe disa prej vagonëve janë rrotulluar, raportojnë mediat gjermane.
Më tutje raportohet se ekipet emergjente dhe ekipet e shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes./Insajderi.com