×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Përplasjet brenda takimit të Ramës në New York, protestuesit nxirren me forcë

    Insajderi
    26 October 2024 - 20:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në New York, një grup pjesëtarësh të Diasporës shqiptare protestuan gjatë takimit që kryeministri Edi Rama kishte organizuar me shqiptarët në Amerikë.

    Incidentet ndodhën edhe brenda sallës ku kryeministri po mbante takimin. Një grup të pranishmish filluan t’i binin bilbilave dhe të bërtisnin “hajdut”, në drejtim të kryeministrit i cili po mbante fjalën mbi sukseset e reformës në drejtësi.

    Ishin forcat e sigurisë që nxorrën protestuesit me forcë jashtë. Gjatë shoqërimit të tye pati dhe përplasje mes protestuesve dhe simpatizantëve të kryeministrit.

    Protestuesit shprehën shqetësimet e tyre për situatën politike në Shqipëri dhe kërkuan përgjegjësi nga qeveria për çështje të ndryshme, përfshirë korrupsionin.

    Protesta u zhvillua jo vetëm në sallë, por edhe para vendit ku po mbahej takimi i shefit të qeverisë me Diasporën. Me pankarta, flamuj të PD-së, por dhe ata amerikanë, protestuesit theksuan rëndësinë e zërave të Diasporës në proceset politike në Shqipëri dhe kërkuan një angazhim më të madh nga ana e qeverisë për të adresuar çështjet që i preokupojnë.

    Pas takimit me diasporën në New York, Rama do të kthehet sërish në Tiranë, ndërsa turin do ta vijojë fundjavën e ardhshme, ku do të udhëtojë drejt Selanikut në Greqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark