×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Përplasjet” e Festivalit DAM para edicionit të radhës

    Insajderi
    28 March 2016 - 00:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Festivali “DAM” ka vendosur që të dalë nëpër terren përpara se të ftoj publikun në Prishtinë prej 20 deri me 25 shtator të këtij viti.

    Përpara koncerteve që gjatë festivalit do të mbahen në salla të ndryshme, DAM ka vendosur që t’i mbajë disa koncerte në hapësira që nuk kanë të bëjnë asgjë me hapësirat e zakonshme të festivalit. E në të njejtën kohë të sjellë përplasje mes stileve të ndryshme të muzikës dhe artistëve.

    Për këtë arsye kjo seri e koncerteve titullohet “Përplasje” dhe i pari koncert do të mbahet këtë të martë.

    Koncerti i Orkestrës Simfonike të Filharmonisë së Kosovës në drejtimin e dirigjentit brazilian Marcio da Silva do të hap këtë cikël koncertesh i cili do të përmbyllet me 22 maj.

    Por koncerti i parë i kësaj serie do të mbahet në një sallë, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë duke filluar nga ora 20:00, për të vazhduar sipas Dardan Selimajt, drejtor i Festivalit në vende të tjera dhe para audiencave specifike.

    “Koncertet e tjera do të mbahen para fëmijëve të komunitetit ashkali, atyre të SOS Fshatit apo fëmijëve në DOWN Syndrome Kosova. Përtej përplasjes mes stileve muzikore kjo seri koncertesh është njëkohësisht edhe përplasje e ballafaqim me një realitet tjetër por i cili është realiteti jone si shoqëri”, ka thënë Selimaj.

    Në koncertin e parë, në rolin e solistëve me Orkestrën e Filharmonisë do të paraqiten dyshja Aysen dhe Ozcan Ulucan nga Turqia si dhe kosovari Bimi Milla – fitues i çmimit “Pianisti i Ri”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark