
Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke kryer bastisje në katër lokacione. Tek Ministria e Bujqësisë, Agjencia për Zhvillim Bujqësor, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe tek lokacioni i kompanisë fituese të tenderit për përpunimin e mbetjeve shtazore, shkruan Insajderi.
Prokurori i Prokurorisë Speciale, Admir Shala ka dhënë detaje lidhur me bastisjen që ndërlidhet me dyshimet për tenderin për ndërtimin e fabrikës për mbetjet shtazore.
Ai ka thënë se hetimet janë duke u zhvilluar mbi dyshimet për dhënie me qera të fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore.
Ai bëri të ditur se përpos Ministrisë së Bujqësisë, bastisjet janë duke u zhvilluar edhe tek Agjencia për Zhvillim Bujqësor, Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit dhe tek lokacionet e kompanisë fituese.
“Hetimi është duke u zhvilluar me dhënien me qera të fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore. Jemi duke i zhvilluar hetimet me qellim të marrjes së informacioneve konkrete për zbardhjen e rastit. Jemi në fazën e hetimeve dhe nuk mund të jep më shumë detaje. Janë duke u bastisur Ministria e Bujqësisë, Agjencia për Zhvillim Bujqësor, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe tek lokacioni i kompanisë fituese të tenderit” tha prokurori.