Përpos në fushë, Yamali e ‘goditi’ Realin edhe jashtë saj me deklaratën e tij - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Përpos në fushë, Yamali e ‘goditi’ Realin edhe jashtë saj me deklaratën e tij

    Insajderi
    27 April 2025 - 13:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lamine Yamal kishte një mesazh pas lojës për Real Madridin pasi Barcelona siguroi titullin e Kupës së Mbretit në Sevilla.

    Blaugranat kanë bërë një hap tjetër më pranë një fitoreje të trefishit të mundshme këtë sezon pasi raketa e Jules Kounde në kohën shtesë vulosi një fitore të madhe në një ndeshje kaotike.

    Hansi Flick tani i shton Kupën e Mbretit, fitorens në Superkupën e Spanjës ndaj Los Blancos në fillim të vitit 2025, ndërsa edicioni ende po ecën, shkruan Insajderi.

    Megjithatë, pavarësisht fuqisë që Real Madridi tregoi duke u rikthyer dy herë, Lamine Yamal beson se Barcelona do të fitonte pavarëisht se sa gola do të pranonte.

    “Nëse ata shënuan një gol, thjesht nuk kishte rëndësi; nëse shënonin dy, nuk kishte rëndësi as kjo. Këtë vit, ata nuk mund të na mundin dhe kjo është vërtetuar”, deklaroi talenti i madh.

    Fjalët e Lamine Yamal mbështeten nga faktet, pasi skuadra e Flick ka fituar tre El Clasico deri më tani në 2024/25, nga një në La Liga, Superkupën e Spanjës dhe tani finalen e Copa del Rey.

    17-vjeçari shënoi në dy ndeshjet e para, dhe pavarësisht se nuk hyri në listën e shënuesve në finalen e fundit, ai dha dy asistime për Pedri dhe Ferran Torres.

    Adoleshenti ende kryeson listën e asistimeve në La Liga këtë sezon me 12 para shokut të skuadrës Raphinha me tetë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark