Ish-kandidatit për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitisë i ka shkuar asfalti në derë të shtëpisë.
Rrugët e fshatit Marec janë shtura me asfalt, shkruan Insajderi.
Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama ka njoftuar në Facebook se rruga që lidh fshatin Marec me Artanën e Dardanën tashmë ka filluar të asfaltohet.
Pikërisht në këtë rrugë, ndodhet edhe mëhalla e Arben Vitisë i cili ishte rival i Ramës në garën zgjedhore për kryeqytetin.
Perparim Rama e kishte mundur Vitinë në zgjedhjet e 2021’tës duke ia rikthyer Prishtinën LDK’së.
Fushata mes tyre ishte e ashpër.
Kujtojmë debatin e famshëm televiziv, ku Rama ishte ballafaquar live me Arben Vitinë.
LAJMI:
Teksa po ia prezantonte plan programin për rrugët e Prishtinës, Rama i kishte thënë se “Nëse nuk e kupton, a ta vizatoj”. Frazë kjo që ngjalli të qeshura tek prishtinasit.
Pikërisht këto rrugë që Rama deshi t’ia vizatonte Vitisë – ka nisur t’i shtrojë me afalt duke përfshirë edhe rrugët e fshatit të Vitisë, Marecin.
Postimi i Ramës: