Përse meshkujt janë të fiksuar pas makinave dhe orëve të shtrenjta – Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Përse meshkujt janë të fiksuar pas makinave dhe orëve të shtrenjta

    Insajderi
    17 January 2025 - 23:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hulumtimet e reja sugjerojnë se meshkujt me nivele të larta të testosteronit janë më të prirë të blejnë gjësende luksoze, siç janë veturat dhe orët e shtrenjta.

    Studimi i kryer nga Universiteti i Pensilvanisë pohon se dëshira për të poseduar produkte të brendeve luksoze dhe jo brende të lira, është e rrënjosur në epërsinë e idealeve biologjike e jo në barazi.

    Ekipi hulumtues, i përbërë me profesorë marketingu, ka matur preferencat e 243 meshkujve mes moshave 18 dhe 55 vjet, duke e bërë këtë studimin më të madh për lidhjen mes testosteronit dhe dëshirës për të blerë produkte të shtrenjta.

    Kështu, pas eksperimenteve të ndryshme, hulumtuesit kanë konstatuar se nivelet e larta të testosteronit shpijnë në dëshirën e meshkujve për ta “promovuar statusin e tyre social përmes konsumit ekonomik”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark