Përse njerëzit bërtasin kur grinden? – Insajderi
×
  • Lajme
  • LifeStyle
  • Lajme

    Përse njerëzit bërtasin kur grinden?

    Insajderi
    06 November 2021 - 18:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas këtij tregimi do të keni kujdes për tonin me të cilin u drejtoheni personave të dashur.

    Një herë një i moshuar i hasi nxënësit të vet se si grindeshin ashpër dhe i bërtitnin njëri-tjetrit.

    Me shfaqjen e tij debati u shua, ndërkaq ai shfrytëzoi rastin që t’i mësonte me një leksion të rëndësishëm jetësor. I pyeti: “Përse njerëzit bërtasin kur janë të hidhëruar?”

    Nxënësit menduan një kohë, derisa njëri u përgjigj: “Për shkak se humbin durimin – ky është shkaku”.

    “E po, përse do të bërtisni nëse personi është afër jush”, pyeti mësuesi.

    “A nuk është e mundshme të flisni qetë dhe ngadalë?”

    Nxënësit edhe një kohë dhanë përgjigje, mirëpo asnjëra përgjigje nuk e kënaqi mësuesin.

    “Kur dy persona janë në grindje, zemrat e tyre janë shumë larg. Prandaj detyrohen t’i bërtasin njëri-tjetrit, në mënyrë që britma e tij të zhvendoset në largësi dhe që të mund ta dëgjojë. Sa më të hidhëruar të jenë njerëzit, më zëshëm do të detyrohen të bërtasin, sepse largësia midis tyre është gjithnjë e më e madhe”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark