Turqia gjendet në udhëkryq, në mes të Evropës dhe Azisë derisa është një nga faktorët kryesorë në strategjinë e botës perëndimore në vitet e fundit. Është ushtria më e madhe kontinentale e NATO-së, një super fuqi në luftën civile që po zhvillohet në Siri dhe qëndron në thelbin e krizës së emigrantëve në Evropë.
Prandaj është shumë e mundur, se nëse puçistët do triumfonin, atëherë shtetet perëndimore do përfshihen për një marrëveshje të re politike në Turqi, siç bënë në Pakistan pas viteve 1999 dhe në Egjipt në vitin 2013.
Historia e NATO-së është e lidhur me disa regjime “diktature”. Por, Recep Tayyp Erdogan ka mbijetuar dhe mund të forcohet në mënyrë të pa konsiderueshme, shkruan Telegraph, transmeton Insajderi.
Intervenimi i Erdoganit në Siri ka dështuar në largimin e Bashar al-Assad, ka trimëruar xhihadistët, ndërsa kurdët sirianë i ka bërë çdo herë e më të fortë.
Marrëdhëniet e tij me Rusinë dhe Izraelin shumë shpejt u prishën, mirëpo avokimi i tij për politikën islamike, shkatërroi lidhjet me Arabinë Saudite dhe Egjiptin.
Erdogani ka prishur marrëdhëniet me Evropën dhe NATO-n, ku ushtria turke ishte tmerruar nga kaosi në kufirin jugor me Sirinë mirëpo u shfaq sërish impotente. Teksa Rusia në vjeshtën e kaluar pati suksese në intervenimet në Siri, dhe me ardhjen e një kryeministri të ri në muajin Maj, erdhi koha për një ndërrim të kursit.
Pasi që Turqia pushoi armët me Tel Avivin dhe Moskën, tronditi rebelët sirianë pasi arriti një marrëveshje me Assadin për normalizimin e marrëveshjes, dhe pastaj filloi të afrohet me mbretin e Arabisë Saudite.
Megjithatë, marrëdhëniet e tij me Egjiptin, Irakun dhe Iranin ende duken të ftohta.
Por një gjë është e sigurtë. Të gjithë partnerët e mëdhenj të Turqisë kanë interesa të vazhdueshme ndaj saj. BE-ja është do të jetë shumë e interesuar në marrëveshjen për ti mbrojtur emigrantët, marrëveshje në të cilën, kacelarja gjermane Angela Merkel ra dakord para katër muajve, shkruan Insajderi.
Ndërsa ministrat e jashtëm të SHBA-së dhe Rusisë, John Kerry dhe Sergei Lavrov, ranë dakord që fokusi në Siri të jetë në ISIS-in, e jo në Assadin, për të siguruar një marrëveshje paqeje. Mirëpo shqetësimi i NATO-së tashmë është vënë në sjelljen e Erdoganit ndaj Moskës.
Derisa Putini është duke fituar çdo herë e më shumë pushtet, dhe BE-ja me shtetet e saj anëtare si Polonia dhe Hungaria çdo herë e më shumë janë duke treguar një demokraci joliberale.
Kështu, politika, ekonomia dhe rendi perëndimorë janë çdo herë e më shumë në stres. Do të jetë ky stres që do tërheqë edhe Turqinë së bashku me partnerët e saj perëndimorë. /Insajderi.com