Përsëri kërkohet anulimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përsëri kërkohet anulimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin

    Insajderi
    06 June 2016 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, u kërkon gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që të tërheqin nënshkrimet e tyre nga aktgjykimi që ia njeh Manastirit të Deçanit pronësinë ndaj pronave të ndërmarjeve publike “Apiko” dhe ‘Iliria’. Historianët e Deçanit vlerësojnë se ky aktgjykim i Ghykatës Kushtetuse  është “anti kushtetues dhe i bazuar në vendimet e kohës se masave të dhunshme”.

    “Lidhja e Historianëve të Kosovës ‘Ali Hadri’, dega në Deçan, u bën thirrje publike tri gjykatëseve shqiptare të Gjykatës Kushtetuese,  Arta Rama-Hajrizi, Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, dhe Gresa Caka-Nimani, si dhe gjykatëses Altay Suroy që të tërheqin nënshkrimet nga Aktgjykimi Nr.943/16, i cili është vendim anti kushtetues dhe i bazuar në vendimet e kohës se masave të dhunshme”, thuhet në njoftim.

    Sipas tyre, vendimi është marë nën presion politik.

    “Ne vlerësojmë se vendimi i kushtetueses është marrë në presion e faktorit ndërkombëtar dhe atij vendor, andaj me tërheqjen e nënshkrimeve të gjykatëseve Arta Rama-Hajrizi, Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, Gresa Caka-Nimani si dhe gjykatëses Altay Suroy, është një dëshmi se ata janë kundër legjitimit të vendimeve të kohës se Milliosheviqit”, thuhet në kumtesën e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark