Përsëritet provimi për tre mijë student – shkak kopjimi me syze hi-tech - Insajderi
×
Teknologji

Përsëritet provimi për tre mijë student – shkak kopjimi me syze hi-tech

Insajderi
13 May 2016 - 08:35
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rektori i një universiteti në Tajlandë është detyruar të ripërsërisë provimin për rreth 3 mijë studentë, të cilët gjatë provimeve kanë kopjuar nëpërmjet smart vvatch dhe syzeve hi-tech me mikrokamera.

Disa ditë më parë, rektori Arthit Ourairat, ka publikuar në profilin e tij në Facebook foto të syzeve dhe orëve smart të përdorur nga disa studentë për të kopjuar në konkursin e pranimit në Mjekësi.

“Ky është sistemi i kopjimit më i sofistikuar që kam parë”, ka shkruar Ourairat. Studentët që janë kapur janë tre, po për shkak të tyre 3 mijë kandidatë të fakultetit të Mjekësisë duhet të bëjnë sërish provimin.

Megjithatë ky rast tajlandez nuk është rast i izoluar. Prej disa vitesh në Kinë, autoritetet shkollore monitorojnë studentët edhe nëpërmjet sistemit gjetjes së rrezeve për të gjetur kandidatët që përdorin teknologji të ndryshme për të kopjuar në provim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark