×
  • Lajme
  • Lajme

    ”Përshëndetje nga Çairi” – Ish-ushtari i UÇK-së Blerim Ramadani reagon pas lirimit nga burgu i Maqedonisë së Veriut

    Insajderi
    02 August 2024 - 19:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ushtari i UÇK-së i cili u arrestua ditë më parë në Maqedoninë e Veriut, Blerim Ramadani, u lirua gjatë ditës së djeshme nga burgu i Shutkës ku ishte dërguar në paraburgim.

    Pas lirimit Ramadani ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook ku përshëndeti të gjithë ata që u interesuan për situatën e tij. Ramdani tha se po bën përshëndetjen nga Çairi i Shkupit.

    “Dua qe ti përshëndes të gjithë bashkëluftëtarët e mi, bashkëkombasit e mi, vëllezër të gjakut këtu në Maqedoninë e Veriut e gjithandej ku ka shqiptarë, që treguan interes dhe kujdes për situatën time. Jam mirë, rehat e shëndosh!
    Ju përshëndes nga Çairi i Shkupit”, shkroi Ramadani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark