Komisioni Evropian ka planifikuar të apelojë vendimin e Gjykatës së Përgjithshme Evropiane ndaj Apple, deri sa kjo e fundit nuk detyrohet të paguajë 13 miliardë euro taksa.
Gjykata Evropiane vendosi në muajin korrik se nuk ka prova që tregojnë se Apple ka shkelur apo abuzuar me rregulloret e taksave.
Irlanda asnjëherë nuk kishte kërkuar diçka nga Apple, por Komisioni Evropian tha se Apple kishte vendosur operacionet e saj në vendin ishullor për të përfituar nga politikat vendase dhe shmangur taksa në vend të tjera të BE-së, transmeton Telegrafi.
Në 2016-në një gjykatë vendosi se Apple kishte përfituar në mënyrë të paligjshme, por që vendimi u kthye pas në muajin korrik po të atij viti.
Komisioni Evropian pretendon se Irlanda në mënyrë të paligjshme ka lejuar Apple të dërgojë të gjitha të ardhurat dhe fitimet në zyrën e saj në Irlandë duke shmangur kështu taksat Evropiane.
Irlandë thotë se taksa e aplikuar ndaj Apple është brenda kushteve dhe rregulloreve të saj të taksimit. Apelimi i ri i Komisionit Evropian do të shkojë në një gjykatë më të lartë, Gjykatën Evropiane të Drejtësisë./Insajderi.org