Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Nait Hasani, është deklaruar për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe përreth komandantit legjendar Adem Jashari.
Hasani tha se data e themelimit të UÇK’së është 17 nëntor 1994, kurse përgatitjet janë marrë nga e Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK).
“Data e themelimit të UÇK-së është më 17 nëntor 1994, ndërsa janë marrë përgatitjet e Lëvizjes Popullore të Kosovës, janë marrë vendimet e LPK-së. Është nga mbledhjet, konsultat që janë majtë dhe janë nxjerrë vendime që duhet të ecin përpara me një rezistencë të armatosur.
Njerëzit e LPK-së që ishim edhe filluam përgatitjet dhe u organizuam në UÇK, datë që del publike si UÇK dhe merr përgjegjësi për të gjitha veprimet dhe aktet e organizimit kundër pushtuesit serb”, tha Hasani.
Kandidati i PDK’së për deputet me numrin 42, ka folur edhe për takimet me komandantin legjendar të UÇK’së, Adem Jasharin. Ai ka përshkruar po ashtu ish-komandantin edhe nga perspektiva e jetës personale.
“Me Adem Jasharin jam taku disa herë, kam qenë në shtëpi të tij. Kemi qenë në pjesë të fushës, kam qenë pjesë e familjes, kam hy e kam dalë në familje sikur në shtëpi. Kem përgatit dhe kemi organizu që të jemi pjesë e UÇK-së. Me Adem Jasharin jam taku prej 95’ës, 96’ën deri më 97’ën. Në vazhdimësi, në veprimet tona të përbashkëta. Me Ademin nuk kam fotografi, sepse nuk kam fotografi me të. Jo pse s’kam dasht, por për shkak të rrethanave politike të kohës.
Ademin duhet ta kuptojmë si një njeri familjar, si njeri që është prind, që është një revolucionar, një njeri që është luftarak. Domethënë duhet ta kuptojmë si një njeri i gatshëm të sakrifikojë veten për lirinë e vetën. Ai ka qenë me prindërit, me familjen, brenda shtëpisë. I ka pasur secilin. Ka qenë një person shumë i dashur”.