“Persona me zolla, autoblinda”- kryeministri Kurti prezanton pamje të grupit të armatosur në Zveçan – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Persona me zolla, autoblinda”- kryeministri Kurti prezanton pamje të grupit të armatosur në Zveçan

    Insajderi
    24 September 2023 - 12:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, ka prezantuar pamje të grupeve të armatosura serbe në Banjskë të Zveçanit, të cilat janë në dhe përreth Manastirit të Banjskës.

    Kurti, në konferencë të jashtëzakonshme të ftuar për media, ka prezantuar fotografi të grupit të armatosur, sipas të cilit janë të pajisur rëndë për luftim, shkruan Gazeta Insajderi.

    Fotografitë:

    Detajet që i dha Kurti nga konferenca:

    Siç thashë edhe më herët, sulmet mbi Policinë tonë janë duke vazhduar. Janë së paku 30 persona të armatosur, profesionist ushtarak a policë që ndodhen nën rrethimin e forcave policore, të cilët i ftoj që të dorëzohen tek organet tona të sigurisë. Janë së paku 30 të tillë. Ata janë që po e sulmojnë policinë tonë edhe pasi që kanë vrarë Afrim Bunjakun dhe kanë plagosur Alban Rashitin. Dua të prezantoj fotografi nga vendi i ngjarjes në fshatin Banjskë të Zveçanit ku mund të shihni se nuk mund të bëhet fjalë as për civilë të armatosur as për qytetarë të zakonshëm, por bëhet fjalë për një formacion me pjesëtarë që janë profesionistë, ushtarakë a policorë në dhe rrotull Manastirit apo fushës atje. Siç mund të shihni, këto automjete janë pa targa dhe janë automjete që nuk i posedojnë serbët lokalë dhe askush që është civil në Republikën e Kosovës. Këta janë dy kamionët që janë vendosur tek ura për të bllokuar qarkullimin. Ju e shihni atje një person të uniformuar i cili mban një armë krahu që nuk është tipike për policinë. Njerëz të armatosur rëndë, me pajisje ushtarake, me maska, të cilët janë rrotull manastirit në Banjskë të Zveçanit. Organet tona të sigurisë dhe Prokuroria do të sigurojë hetimet që siç shihen, përveç xhipave që kanë, ka edhe një autoblindë aty që s’është e Policisë së Kosovës. E vëreni që ka një gjoksore që është tipike për vend luftime e këtij personi të uniformuar që nuk e ka uniformën e Policit të rregullt por e dikuj që është e Njësisë Speciale. Shihni edhe njëherë xhipat pa targa, tek muri i Manastirit. Këtu kemi një person po ashtu të uniformuar, i cili ka edhe një helmetë është duke bartur diçka që s’është e identifikueshme për atë çfarë paraqet. E shihni këtu, personi i uniformuar se si ka në shpinë këtë armën që nuk e di cili është emri teknik i saj, por në mënyrë të popullarizuar e quajnë zollë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark