Persona të armatosur grabisin në termocentralin “Kosova A” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Persona të armatosur grabisin në termocentralin “Kosova A”

    Insajderi
    30 May 2022 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona të armatosur dyshohet se kanë grabitur disa kabllo rryme në termocentralin “Kosova A”, sot rreth orës 03:00.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci derisa dha detajet e tjera.

    “Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimi preliminar dyshohet që grabitja të jetë kryer nga dy të dyshuar të armatosur të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq dyshohet të jenë grabitur kabllo rryme vlera e të cilave ka mbetur të konfirmohet”, ka thënë ai.

    Ai gjithashtu tha se aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark