“Persona të armatosur u futën në manastir”, Dioqeza e Prizrenit del me njoftim – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Persona të armatosur u futën në manastir”, Dioqeza e Prizrenit del me njoftim

    Insajderi
    24 September 2023 - 13:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dioqeza Rashkë-Prizren ka lëshuar një reagim lidhur me vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës dhe plagosjen e dy të tjerëve. Ata kanë kanë shprehur ngushëllime për familjen e policit dhe kanë thënë se duhet bërë gjithçka për ta ruajtur qetësinë.

    ”Dioqeza e Rashko-Prizrenit dënon ashpër sulmin e fundit të ndodhur mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës, afër fshatit Banjskë, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe dy të tjerë u plagosën. Është një incident i rëndë që mund të ketë pasoja të mëdha dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të bëhet gjithçka për të ruajtur qetësinë dhe rendin. Dioqeza i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve të policit të ndjerë dhe sinqerisht shpreson që dy të plagosurit të shërohen sa më shpejt’, thuhet në reagim.

    Në faqen e tyre zyrtare, kanë thënë se në manastirin e Banjskës në Zveçan janë futur automjetet e blinduara dhe “persona me maska” të cilët janë duke lëvizur në oborrin e manastirit.

    Sipas tyre janë duke u dëgjuar edhe të shtëna.

    Sipas Dioqezës, në Manastir ndodhen një grup besimtarësh nga Novi Sadi, një prift, abati Danilo dhe pjesëtarë të tjerë të manastirit. Në njoftim thuhet për sigurinë e tyre, besimtarët janë mbyllur në konvikt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark