Persona të maskuar dhe të veshur me të zeza shfaqen në Beograd  - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Persona të maskuar dhe të veshur me të zeza shfaqen në Beograd 

    Insajderi
    15 March 2025 - 11:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qindra mijëra njerëz janë mbledhur sot në Beograd për protestën e madhe të thirrur nën sloganin “15 për 15”, që i referohet numrin të njerëzve që humbën jetën nga incidenti në stacionin e trenit në Novi Sad, e cila do të nisë nga ora 16:00.

    Përpos tyre, në Parkun Pionieri, që gjendet mes të Presidencës së Serbisë dhe Kuvendit të Serbisë, janë vendosur në kampe një grup tjetër studentësh që kundërshtojnë bllokadat e fakulteteve. Ata e quajtën veten “Studentët 2.0” dhe thanë se janë “studentët që duan të mësojnë”.

    Mediumi serb “Nova.rs” ka raportuar se në Pakurn Pionieri kanë arritur burra të maskuar me të zeza. Dhjetëra prej tyre janë filmuar mëngjesin e sotëm, raporton ky medium.

    Ndërkohë, dje një medium serb raporti që grupi që mori pjesë në sulmin terrorist në Banjskë të Kosovës ka mbërritur në Beograd dhe është i gatshëm për t’u përdorur nga presidenti serb dhe inteligjenca serbe kundër protestuesve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark