Personat me aftësi të kufizuar jetojnë në varfëri dy herë më të madhe se sa të tjerët – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Personat me aftësi të kufizuar jetojnë në varfëri dy herë më të madhe se sa të tjerët

    Insajderi
    04 April 2017 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njerëzit me aftësi të kufizuara kanë dy herë më shumë gjasa të jetojnë në varfëri e ushqimit se sa të aftë për punë, raporti gjen

    Sipas një hulumtimi të bërë nga Komisioni për Barazi dhe të Drejtat e Njeriut, në Britani të Madhe  rezultatet janë alarmante ku tregojnë se ka një progres drejt pa barazisë për njerëzit me aftësi të kufizuara, shkruan “The Independent”.

    Njerëzit me aftësi të kufizuara në Britani të Madhe ka gjasa dy herë më shumë të jetojnë në varfëri, të kenë mungesë të ushqimit sesa ata persona të cilët janë pa aftësi të kufizuara.

    Sipas raportit të hulumtimit është gjetur se njerëzit me aftësi të kufizuar janë “lënë pas në shoqëri”

    Aktivistët kanë bërë thirrje për një “fokus të ri kombëtar” mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, pasi raporti tregon se gjendja është shumë alarmante dhe ata përballen me një mungesë të mundësive të barabarta në arsim dhe punësim, pengesat për qasje në shërbimet shëndetësore dhe strehim, raporton Insajderi.

    Komisioni për Barazi dhe të Drejtat e Njeriut ka zbuluar se kjo është një “dështim” i qeverisë Britaneze.

    Ky raport ka gjetur se 18 për qind e personave me aftësi të kufizuara të moshës 16 deri 64 vjeç në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë duke jetuar në varfëri të ushqimit, krahasuar me 7.5 për qind e njerëzve pa aftësi të kufizuara. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark