Rrëfimi për personin e parë në botë që shërohet nga HIV-i – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfimi për personin e parë në botë që shërohet nga HIV-i

    Insajderi
    03 October 2016 - 00:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë 44-vjeçar nga Anglia është ndoshta personi i parë në historinë e njerëzimit që shërohet nga HIV, sëmundja seksualisht e transmetuar dhe e pa shëruar deri më tani.

    Shkencëtarët kanë punuar në një terapi  eksperimentale, për të cilën thonë se ka pastruar në tërësi gjakun e britanikut.

    Ekipi që ka mbledhur shkencëtarë nga 5 universitete në Mbretërinë e Bashkuar, aktualisht është duke zhvilluar këtë eksperiment mjekësor në 50 persona.

    Mark Samules, drejtor i Institutin Kombëtar për Kërkime Shëndetësore ka thënë për “Sunday Times” se shpreson që brenda këtij viti të dalin me vendim zyrtar mbi suksesin e terapisë.

    “Ne jemi duke eksploruar mundësinë e vërtetë të shërimit të HIV-it. Kjo është një sfidë e madhe dhe është pak herët që të thuhet se është gjetur kura, por përparimi në këtë çështje ka qenë i madh”, ka thënë ai.

    Aktualisht e njohur si “terapia antiretrovirale” synon që të dëmtojë, trupin nga viruset e prekura nga HIV por nuk ka mundur të kap qelizat e fjetura të njohura si Qeliza-T. Kjo ka mundësuar që organizmi i njeriut të prekur me këtë virus, ka riprodhuar cdo herë këtë virus.

    “Kjo terapi është e projektuar posaçërisht për të pastruar trupin nga të gjitha viruset HIV, duke përfshirë edhe ato të fjeturat”, ka thënë profesoresha Sara Fidler, një mjeke konsulente në Kolegjin e Mjekësisë “Imperial” në Londër.

    Ekipi i shkencëtarëve që po punon në gjetjen e kësaj kure janë thonë se shërimi i HIV-it do të bëhet në dy faza: vaksina e cila ndihmon trupin që të njoh çdo qelizë të infektuar me HIV dhe një medikament të quajtur “Vorinsotat” që aktivizon ato të fjeturat. Kjo metodë ka për qëllim që në momentin kur fillon pastrimi i gjakut, të pastrohet i tërë gjaku dhe qelizat e prekura me HIV.

    Pacienti i shëruar nuk është identifikuar por sipas “The Telegraph” ai është një punëtor i kujdesit social në Londër.

    Mjekët kanë publikuar vetëm një deklaratë të tij.

    “Kjo do të jetë një ringjallje për mua. Besoj të më zgjasë deri në vdekje kjo gjendje. Testi i im i fundit i gjakut që është bërë para disa dite, i pesti me radhë gjatë këtij muaji, ka dalë të jetë i pa prekur nga virusi HIV”, citohet të ketë thënë i shëruari.

    Teksa lajmi për një kurë kundër HIV-it pritet të bëhet publik më së largu gjatë vitit të ardhshëm, përdorimi i këtij tretmani pritet të hy në funksion në pesë vitet e ardhshme./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark