Ai kishte shkuar për një intervistë punë në BBC, por kishte përfunduar në studio të lajmeve ku ishte paraqitur drejtpërdrejt në televizion. Dhe jo në çfarëdo televizioni. Në atë më të njohurin në Angli, BBC.
Goma e kishte gjetur vetën teksa intervistohej në studio si ekspert dhe analist i teknologjisë.
Por ajo çfarë mediat po raportojnë është se përkundër faktit se Guy Goma nuk ishte ekspert, ai ia ka qëlluar shumë gjërave.
Dhjetë vite më parë, Facebook kishte nisur të bëhej i qasshëm për të gjithë ndërsa një vit më herët Netflix sa kishte filluar të shfaqte video në televizor.
“Do të jetë një mënyrë shumë e lehtë për të gjithë që të marrin çfarëdo çoftë përmes internetit”, kishte thënë ai.
Ngjarja kishte ndodhur me 8 maj 2006 dhe ishte intervistuar në vend të Guy Kewney në BBC News, kanali 24./Insajderi.com